Search
ARTIZANËT SHQIPTARË
Fuat Ballaci

FUAT BALLACI

Zanati i bletarisë në Shqipëri ëshë më i përqëndruar në disa zona të vendit dhe një ndër to është Delvina. Fuat Ballaci banor i këtij qyteti tregon se ai prej vitesh merret me rritjen e bletëve dhe e bën po me aq pasion e dëshirë sa në fillim këtë punë. Fuati tregon se një pjesë e banorëve në zonën e tij merren me bletarinë, madje edhe ai vetë e ka mësuar këtë zanat nga shokët e tij.

Ardjan Guni

ARDJAN GUNI

Ardjan Guni është 27 vjeç, por edhe pse kaq i ri ai vazhdon të trashëgojë traditën e familjes, artin e të punuarit qeleshe. Ardjani thotë se të punosh qeleshe është vërtetë art, sepse duhet të kesh dorën e kujdesshme dhe syrin e mprehtë të një artisti. Shtoji këtu edhe faktin se qeleshet janë një simbol i historisë shqiptare, pjesë domethënëse e veshjeve tona popullore e gjithë familja e Ardjanit njihet në Krujë për këtë zanat.

Nertila Mishaxhiu

NERTILA MISHAXHIU
Nertila merret me qëndisjen me gur me spila. Sipas saj ky është një pasion i rrallë por që kërkon dhe të jesh detajiste. Nertila tregon se cdo ditë e më shumë i pëlqen artizanati, sepse është vërtetë punë e ndërlikuar por kjo e bënë atë të vecantë. Ajo ka mësuar qënsisjen nga mamaja e saj. Aktualisht ushtron aktivitetin e saj si artizane në Berat.

Kristina Marku_

KRISTINA MARKU

Kristina merret me thurrjen e kurorave me dorë. Sipas saj ky është një pasion i rrallë por që kërkon dhe të jesh detajiste. Kristina tregon se cdo ditë e më shumë i pëlqen artizanati, sepse është vërtetë punë e ndërlikuar por kjo e bënë atë të vecantë. Kristina është e fokusuar në realizimin e kurorave për martesë.

Idajet Duka

IDAJET DUKA

Idajeti është nga Delvina dhe tregon se zanati që ushton i ka ardhur si frymëzim gjatë karantinës, pasi aty gjeti kohën e lirë për të menduar rreth produkteve të reja, të vecanta që nuk kishin dalë në treg më parë. Ai cdo ditë mendon se si të sjellë në treg produkte me kreative dhe dekorative, të ideuara dhe punuara nga ai vetë. Idajeti po e ushtron këtë zanat në Delvinë. Por, ai është i njohur edhe për mjeshtëri të tjera, për të cilat ka marrë dhe vlerësime në këngën polifonike. Ka marrë cmim mirënjohje e qytetit të Delvinës. Ka marrë vlerësim tjetër si urdhëri Naim Frashëri, Nderi Qarkut Gjirokastër; Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë dhe Mjeshtër i madh i polifonisë.

Lumtor Harizi

LUMTOR HARIZI

Lumtor Harizi është nga Baldushku dhe gjatë gjithë jetës së tij ai është marrë me kultivimin e vreshtarisë së rrushit. Lumtori tregon se të kultivosh rrushin duhet kujdes dhe detaje, kjo është një pjesë më vete e punës. Ndërkohë më pas vjen pjesa më e bukur dhe rëndësishme, ajo e prodhimit të verës dhe rakisë. Lumtori thotë se kjo është një traditë familjare që zgjat prej vitesh dhe tashmë është një biznes i mirë për ta.

Miklovan Doda

MIKLOVAN DODA

Miklovani është vetëm 31 vjeç dhe tregon se i bënë me shumë pasion punimet me dru dhe kërkon të bashkëpunoj me artizanë të tjerë, për të ringritur tregun e artizanëve në vend, pasi për momentin ai ushtron zanatin vetëm në Fushë-Arrëz. Miklovani tregon se këtë zanat e ka të trashëguar nga babai i tij, i cili gjithë jetën është marrë me përpunimin e drurit. Por, kohët e fundit ai ka ndjekur dhe një trajnim (specializim) nga CHWB Albania.